Shefi epidemolog amerikan Anthony Fauci ka thënë se kundërshton miratimin e hershëm të vaksinës së koronavirus dhe theksoi se vaksina nuk duhet të aprovohet derisa të provohet të jetë e sigurt dhe efektive.

Ai e tha këtë pasi dy burime i thanë CNN se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte mundësinë e miratimit të hershëm për përdorimin urgjent të vaksinës, përpara se të përfundojnë testet përfundimtare.

Ndërkohë, Michael Caputo nga Ministria e Shëndetësisë mohoi që Shtetet e Bashkuara po bëjnë një përpjekje të madhe për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës për arsye politike.

“Një gjë që nuk dëshiron të ndodhë është që vaksina të miratohet para se të dini se sa efektive është,” tha Fauci për Reuters.

Trump e dëshiron atë para zgjedhjeve

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili po kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit, shkroi në Twitter disa ditë më parë: “Forcat e errëta, ose kushdo, përmes Agjencisë së Medikamenteve, po jua vështirësojnë kompanive farmaceutike gjetjen e kandidatëve dhe testimin e tyre për vaksinën. Ata shpresojnë të vonojnë gjetjen e një zgjidhjeje pas 3 nëntorit. Fokusi duhet të jetë në shpejtësinë dhe shpëtimin e jetës”.

Tweet-i kishte për qëllim Stephen Hahn, kreun e Administrimit të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Presidenti është përballur me kritika të forta për trajtimin e tij ndaj epidemisë së koronavirusit, e cila ka marrë rreth 175,000 jetë në vend dhe ka prekur më shumë se 5.6 milion njerëz.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re