Këngëtari i njohur italian, Fausto Leali ishte në Vlorë mbrëmjen e së premtes, në një koncert përmes të cilit përzgjodhi këngët më të mira të repertorit të tij. (efekte)

Fausto Leali është fitues i dhjetëra çmimeve dhe pjesë e festivaleve të  “Sanremos” ndër vite.

“Është hera e parë që vij në Vlorë. Një qytet shumë i bukur, i mrekullueshëm. Publiku sot ka qenë fantastik. Kam mbetur i mrekulluar”, tha Leali.

Edhe publiku në sallën e teatrit “Petro Marko”, e shijoi mbrëmjen.

“Për moshën tonë është pak më përpara në kohë por këngët e të gjithë këngëtarëve italianë të Sanremos janë për ne vlonjatët si këngët tona popullore”, u shpreh një nga ata.

Koncertet me të ftuar nga Italia fqinje nuk janë më të rralla për qytetin bregdetar, ndërsa të tjerë emra të njohur do të jenë pjesë e aktiviteteve kulturore në vazhdim. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re