Avokati Altin Goxhaj për 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu:

Të jem i sinqertë nuk jam mësuar ende me faktin që ai nuk është më dhe kur e përmendim më duket sikur nuk është në të shkuarën por sikur mund të jetë prezent për shkak se akoma nuk jemi mësuar me mungesën e tij. Do thoja se Kasemi ju sheh të gjithëve me krenari që ja keni dalë sepse ai kishte ndërtuar themele të forta të një televizioni ashtu sic kishte bërë me cdo media. Ky televizion është i vetmi që është në qendër, pra në mes dhe që krijon hapësirë për të gjitha palët. Për këtë ju përgëzoj edhe për faktin se kjo isthe edhe ëndrra e tij dhe ju e keni realizuar.

Ky vit ishte shumë e vështirë sepse Kasemi ndërtonte vetë çdo gjë dhe fakti që ai nuk është më dhe televizioni ka ecur përpara tregon që ai ka ndërtuar themele vërtet të forta dhe është i gëzuar që ju sheh në atë botë. E them me bindje sepse ka qenë shumë e vështirë në momentin që ai ndërroi jetë, që njerëzit të besonin se ky televizion do ja dilte. Pasi siç e dimë, Kasemi ishte një person që cdo gjë e ndërtonte vetë dhe meungesa e tij linte çdo gjë ne mes.

Mënyra sesi ja doli edhe Kevin edhe familja tregoi se ai kishte ditur çfarë kishte bërë. Për këtë arsye unë sot një vit pas humbjes së tij mund të them se la një gjurmë të pashlyeshme por la edhe diçka që funksionon që është kjo media që është zëri i qytetarëve. Unë do doja të thoja edhe një detaj të rëndësishëm që e kam thënë edhe një vit më parë këtu në këtë televizion, kam shpjeguar se televizioni Fax ndryshoi rregullat e lojës në Shqipëri.

Në një kohë të plotë censure , ka qenë viti 2017 kush e mban mend në një kohë të bllokimit total të fjalës, Kasemi shpiku një media të re e cila shkoi pranë qytetarëve duke pasur si parim që cdo ngjarje e protestë ku njerëzit kishin halle, pa pasur rëndësi se me kë e kanë problemin, kush janë palët, kush janë interesat ekonomikë dhe financiarë. Kasemi çonte kamerat dhe kjo bënte që të ndryshoheshin rregullat e lojës. Në atë kohë njerëzit nuk bënin edhe protesta sepse ishin në errësirë. Mënyra sesi ai çonte kamerat në çdo lloj ngjarje ndryshoi lojën dhe sfidoi censurën. Rriti trendin e protestave në të gjithë Shqipërinë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re