Uzurpimi i tokave në bregdet duket se është një sëmundje që sjell lëngata në vendin tonë. Fax News prej kohësh ka publikuar denoncimin e familjes në Jalë, në truallin e të cilës po ndërtohet një resort.

Familjarët enden në dyert e gjykatës, pasi ALUIZNI i Vlorës ka tjetërsuar pronën. Trashëgimtarët janë gjendur mes një beteje ligjore të padëshiruar, ndërsa jetonin në SHBA dhe janë njoftuar se në banesat në pronësi të tyre janë shembu dhe mandej mbi to një kompani ka nisur ndërtimin e një resorti.

Dokumentet e publikuara nga familjarët tregojnë se familjarë të Deputetit Socialsit Damian Gjiknurit, janë përfituesit e pronës. Ata ja kanë besuar një kompanie private për të ndërtuar resortin. Gjyqi mes palëve vijon. Por, skandali me abuzimet me pronat ne Jale ku të afërm të Gjiknurit kanë uzurupar dhe po ndërtojnë një resort turistik, nuk është i vetmi. Dhjetëra denoncime nga qytetarë të ndryshëm kanë mbërritur ne Fax News ku ata faktojnë dhe akuzojnë se abuzime të rënda janë bërë me pronat shtetërore veçanërisht ne zonat bregdetare , ndërsa kerkojnë zgjidhje nga institucionet dhe TV ynë. Në jo pak raste autoritetet mbyllin sytë dhe veshët perballë masakarës në bregdet dhe qyetareve te prekur.

Perballë kësaj situatë televizioni Fax News, si media e lirë dhe e pavarur ka marrë përsipër që ta bëjë zërin e tyre te degjohet dhe shkeleësit e ligjit qe kane aritur të vënë në gjumë institucionet ose ne rastin me te keq ti korruptojnë të përgjigjen para ligjit.

Televizioni Fax News shumë shpejt do depozitojë kallëzim pranë avokaturës së shtetit për disa dosje dhe persona qe kanë perfituar prona në bregdet nga tokat shtetërore në mënyrë flagrante dhe abuzive me ligjin.

Por jo vetem kaq, Faxnews duke marrë jo vetëm indicie por dhe fakte nga denoncime reale nga qytetarë të ndryshëm shumë shpejt do kete një cikël kronikash televizive në përpjekje për të sjelle drejtesine afër qytetareve.

Kallezimi i parë brenda javes pranë avokturës së shtetit se bashku me dosjen e abuzimit do të bëhet publik jo vetëm përmes transmetimit televiziv por dhe ne format elektronik te publikuar ne webisten tonë faxweb.al. Në këtë mënyrë çdo qytetar do mundet të lexojë dhe te shohë shkeljet ligjore. Për të shuar sado pak kureshtjen denoncimi i parë do jetë per abuzimet ne Jalë. Për më tej në ditët në vijim do flasim me dosje dhe emra konkretë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re