Fax News ka siguruar fotot e dy të miturve që mëngjesin e sotëm grabitën filialin e Postës Shqiptare në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Siç edhe shihet në foto, dy të miturit kanë qenë me kapuç dhe me shaje, gjë që bën të vështirë identifikimin e tyre, ndërkohë që janë larguar nga aty me biçikletë.
Derimë tani raportohet se të miturit nuk kanë pasur me vete armë zjarri, dhe mbetet mister se si punonjësit iu kanë dorëzuar menjëherë rreth 2 milionë lekë të vjetra.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ata duken të qarkullonin me biçikleta.
Të rinjtë janë futur në filialin e postës duke u maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur dhe me shall apo golf dhe kanë marrë rreth 200.00o leke të reja, ose dy milionë të vjetra dhe janë larguar në drejtim të Alliasit.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëhere në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e tyre. Janë sekuestruar kamerat përgjatë rrugës që kanë lëvizur dhe vijon ndjekja e kontrolli për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
…
/faxweb
