Fax News ka arritur të sigurojë videon e momentit kur shtetasi Armando Ndreu ka qëlluar me armë zjarri drejt furrës së bukës në pronësi të shtetasit Sadet Sala. Sipas informacioneve të siguruara, autori 32 vjeçar ka pasur një konflikt për motive të dobëta me pronarin e furrës së bukës dhe si rrjedhojë ka qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi i Plotë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VIDEO/ Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, shihni pamjet nga vendngjarja

Foto e Armando Ndreu:

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re