Pajisjet e reja përgjuese të vëna në punë së fundmi nga struktura anti-korrupsion, dokumentuan 312 rastet abuzive në pikën kufitare të Morinës. Në kërkesën e SPAK për arrestimin e punonjësve të policisë thuhet se janë zbardhur qindra biseda Whatsapp-i në kohë reale ku punonjësit e policisë komunikonin mes tyre.

Ky është rasti i parë ku rrjeti social, përgjohet në kohë reale. Gjithashtu në ambientet e drejtorisë Kufitare Morinë, efektivët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë vendosur edhe përgjues dhe kamera sigurie me zë. Pak ditë përpara arrestimit punonjësit e pikës kufitare kuptuan se ishin në përgjim dhe kanë thyer kamerat e mikrofonët përgjues.

Pas këtij veprimi u bë edhe ndërhyrja ku shumica e policëve janë arrestuar në ambientet e punës. Nga hetimet autoritetet kanë dalë në përfundim se efektivët e policisë së pikës kufitare Morinë i merrnin shuma montera personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës. Sipas SPAK ata i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim, ku sipas burimeve policët merrnin 10-100 euro personave që nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin. Në fund ato mblidhnin paratë e më pas i ndanin në mënyrë të barabartë. Sipas SPAK policët arrinin të mblidhnin në formë abuzive deri në 8 mijë euro në ditë.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policëve është ende duke u zhvilluar dhe po shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani. SPAK ka kërkuar arrest me burg për 17 efektivë, arrest shtëpie për 14 të tjerë, ndërsa për 3 policë SPAK kërkoi pezullim nga detyra.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re