Punimet per krijimin e hapësirave çlodhëse dhe lulishteve përreth sheshit “Skenderbej” kane hyre  ne fazën përmbyllëse. Ne pranvere sheshi do te marre formën e plote te tij, se bashku me dy lulishtet e mëdha, ajo para Bashkisë se Tiranës dhe lulishtja e madhe para Bibliotekës Kombëtare.
 
Kur kane mbetur edhe disa muaj  nga përfundimi i projektit te qendrës, Bashkia ka bere edhe devijimin e fundit ne rrugët përreth sheshit. Segmenti mes Bankës se Shqipërisë dhe Partisë Socialiste mbyllet përfundimisht  per qarkullimin e mjeteve. Rruga do te jete vetëm per këmbësoret dhe mjetet e autorizuara te institucioneve përreth.
 
Me mbylljen e segmentit pranë Partisë Socialiste, lëvizja e automjeteve do te behet ne drejtim te rrugës “Ibrahim Rugova” ne zonën e shallvareve ose duke marre djathtas  ne krah te parkut “Rinia”. I vetmi aks qe do jete i hapur edhe pas përfundimit te projektit te qendrës është rruga “Abdi Toptani” mes bashkisë dhe Ministrisë se Trasnporteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re