Departamenti Amerikan i Drejtësisë paditi dy individë Kinezë të cilët akuzohen se kanë hakuar rrjetet kompjuterike të kompanive dhe agjencive qeveritare të vendeve Perëndimore.

Dyshja thuhet se është pjesë e një grupi hakimi njohur si “Advanced Persistent Threat 10” e lidhur ngushtë të inteligjencën Kineze.

Ata nuk janë arrestuar.

SHBA-të dhe Britania kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për shkeljen e marrëveshjeve lidhur me spiunazhin.

Zhu Hua dhe Zhang Shilong kanë punuar për një kompani të quajtur Huaying Haitai dhe në bashkëpunim me Ministrinë Kinë të Sigurisë Shtetërore.

FBI-ja tha se që prej 2006-ës deri në 2018-ën dy individët kanë hakuar vazhdimisht sisteme kompjuter për të vjedhur pronësi intelektuale dhe informacione teknologjike konfidenciale të bizneseve.

Të paktën 45 kompani të teknologjisë dhe të mbrojtjes në 12 shtete Amerikane janë hakuar prej tyre.

Gjithashtu ofrues të shërbimeve të internetit në 12 vende të botës si SHBA, Britania, Brazili, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gjermania, India, Japonia, Suedia, Zvicra, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë hakuar.

FBI-ja tha se ato kanë arritur të hyjnë deri në sistemet kompjuterike të Flotës Amerikane duke vjedhur informacione personale të një personeli prej 100,000.

Drejtori i FBI-së tha se arrestimi i dy individëve është i pamundur sepse gjenden jashtë juridiksionit të Shteteve të Bashkuara. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re