Një hetimi I FBI përcaktoi se pajisjet teknologjike të prodhuara në Kinë mund të prishin komunikimin e arsenalit bërthamor të SHBA-së. Produktet “Huauei” ishin vendosur në majë të kullave të telefonisë celulare pranë bazave ushtarake amerikane në “Miduest Rural”.

 

Në vitin 2017 Kina shpenzoi 100 milionë dollar për të ndërtuar një kopësht  të zbukuruar në Uashington. Bëhej fjalë për një hapësirë të kompletuar me tempuj, pavione dhe një faltore, e cila pritej të tërhiqte mijëra turistë çdo vit.

 

Por kur zyrtarët e kundërzbulimit amerikan filluan të gërmojnë në detaje, ata gjetën shumë elementë që ngrinin dyshime. Pajisjet Huauei ishin vendosur në majë të kullave celulare pranë objekteve të rëndësisë së vecantë.

 

Kullat kontrollonin një nga pikat më të larta në Uashington, vetëm dy milje nga ndërtesa e Kapitolit, një vend i përsosur për mbledhjen e të dhënave të inteligjencës. Burimet bënë të ditur se kinezët donin t’i paisnin kullat me materiale të dërguara në SHBA në pako diplomatike, të cilat nuk kontrolohen nga doganat amerikane.

 

FBI përcaktoi se pajisjet e teknoligjisë ishin në gjendje të  kapnin dhe të prishnin komunikimet shumë të kufizuara të Departamentit të Mbrojtjes, duke përfshirë ato të përdorura nga Komanda Strategjike, e cila mbikëqyr armët bërthamore të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re