Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje FBI-së, (Byrosë Federale të Investigimit) që të nisë një hetim për Shqipërinë, për të zbuluar të vërtetën e shpërdorimit të parave të taksapaguesve amerikan.

Berisha është shprehur se do të realizohet një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptar dhe amerikanë që do të hedh dritë mbi abuzimet e fondeve të SHBA-ve në Shqipëri. Sipas tij përgjegjësit do të marrin  ndëshkimin e merituar.

 “I bën thirrje FBI të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë. Ftoj Ramën, që ka shkallmuar siç e shihni ju nga mëngjesi në darkë, në një llogare të pakontrolluar, flet përçart, t’u thotë shqiptarëve për këto akuza të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare që nxijnë imazhin e Shqipërisë. Ka thënë ai një fjalë të vetme për këto, as edhe një fjalë. Garantoj qytetarët shqiptarë së një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe amerikanë do të bëhet lidhur me të gjitha këto abuzime dhe se përgjegjësit do të marrin ndëshkimin më të merituar ligjor”, u shpreh Berisha në një konferencë nga selia blu.

DEKLARATA E SALI BERISHES:

Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico.

Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij.

Lubia numër 2 apo Delina Fico me këshilltarët ligjorë që kompania e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, ka afruar Gjykatës së Lartë dhe sistemit të drejtësisë, ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro.

Dhe për vete rroga dy herë më e madhe se sa e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

Unë e kuptoj se ata që kanë vendosur këtë censurë të tmerrshme mbi vjedhjet, shpërdorimin dhe abuzimin e fondeve nga gratë e narkoqeverisë, do shpërndajnë lajmin se unë po merrem me gratë e tyre.

Jo, unë nuk po merrem me asgjë tjetër veçse me fondet e taksapaguesve amerikanë që janë shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme dhe përgjegjësi direkte kanë Edi Rama, Blendi Çuçi.

Po kështu Velica. Velica me Harabelin e saj merr dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe dhjetëra mijëra euro nga BE për ngjarje që nuk i bën fare.

Pra, ata të cilët i angazhojnë gratë e tyre për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet, ata janë hajdutët më amoralë mbi tokë.

Ndaj dhe, duke dënuar censurën që po aplikohet në Shqipëri nga mediat e qeverisë, në një kohë kur Shqipëria nxin në mediat e SHBA dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë citohet e para, se ku kanë shkuar.

Dhe nuk po ndalem këtu se e këtij sekti është edhe Milva. Po janë shumë. Blendi Gonxhja. Janë shumë ata.  Po këta janë më pak se ato të parat.

Se edhe këta i kanë futur fëmijët. Po, po. Pra, këtu prokurori nuk ka se është e tëra nën kontroll politik.

Sepse një prokurori e vërtetë, e bazuar dhe e varur nga ligji, me urgjencë do kishte hetuar këto akte të rënda.

Po nuk hetohen, përkundrazi këto mbrohen nga Edi Rama sikundër mbrohet çdo vjedhje e lidhur me të.

Ndaj dhe i bëj thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Ftoj Edi Ramën, që ka shkallmuar siç e shihni ju dhe nga mëngjesi gjer në darkë, në një llogare të pakontrolluar, flet përçart korr e mos lidh, t’u thotë shqiptarëve për këto akuza të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare, që e nxijnë imazhin e Shqipërisë. Ka thënë ai një fjalë të vetme për këto? Asnjë fjalë… Garantoj qytetarët shqiptarë se një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe amerikanë do bëhet lidhur me të gjitha këto abuzime dhe se përgjegjësit do marrin ndëshkimin më të merituar ligjor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko