Vedat Elejzi mjek anestezist që punon në një spital në Francë ka folur në një intervistë për Abc News lidhur me krijimin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.

Ai tha se kjo është një nismë e të gjithë atyre mjekëve që nuk janë larguar me dëshirë por nga halli nga Shqipëria, ndërsa theksoi se vazhdojnë të qëndrojnë me sytë nga vendi i tyre.

Elejzi u shpreh se që nga hapja e kësaj platforme ka marrë shumë pyetje nga qytetarë shqiptarë që kanë dilema dhe pyetje lidhur me koronavirusin.

LEXO EDHE: Mjeku shqiptar në Francë: Si trajtohen pacientët në terapi intensive, hapja e shkollave nga mungesa e internetit

“Federata e mjekëve shqiptarë është iniciativë e dy motrave në Gjermani të cilat kanë mbledhur 100 mijë mjekë të shpërndarë në Europë, dhe sepse nuk jemi larguar nga vendi jonë nga qejfi por nga halli dhe jemi me sytë dhe zemrën atje.

Aty na adresohen pyetje , por edhe në rrjetet tona sociale. Jam angazhuar dhe ju falenderoj shumë”, tha Elejzi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re