Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka folur në lidhje me idenë e krijimit të një federate, e cila do të ketë emër dhe logo, qëllimi i së cilës është institucionalizimi i opozitës.

Roshi tha në studion e ‘Panorama TV’ se është e domosdoshme, pasi vendi është në krizë politike dhe kryeministri Rama sipas tij, po kërkon të shkojë drejt diktaturës.

“Do të krijojmë një federatë që do të drejtohet nga 3 deputetë. Qëllimi i federatës është të institucionalizojmë opozitën. Është një moment për të rimarrë veten, për t’u bërë me një peshë graviteti të konsiderueshme për të ardhur në pushtet. I gjithë problemi ky është, sepse shqiptarët nuk e durojnë dot këtë lloj qeverisje.

Kriza politike është evidente. Rama kërkon të shkojë drejt një diktature të tipit Erdogan-Putin. Modeli në mendjen e tij është Erdogan. Ambicia e tij është për të shkuar president, për të ndryshuar kushtetutën, dhe të marrë kontrollin e gjyqësorit.

Qëllimi i federatës është të largojmë një orë e më parë Ramën nga qeverisja. Duhet një organizmin që t’i bëjë bashkë dhe ky organizmin të krijojë empati te shqiptarët.

Çdo qelizë të vendit, cdo fuqi pushteti, Rama e zotëron tërësisht. Kjo nuk e bën njeri të papërballueshëm. Thuhet që në momentin ke shumë pushtet, po aq i madh është rreziku për të rënë nga ai pushtet”, tha ai.

Roshi foli dhe për mënyrën sesi do të arrihet marrëveshja për krijmin e federatës.

“Ne jemi në hapat e para. Sa është hedhur ideja dhe është duke u formatuar. Asgjë nuk është e pamundur. Përderisa u arrit një marrëveshje në lindje të mesme, mund të arrihet dhe në politikë. Federata duke punuar do të rrisë besimin te njerëzit, pas kësaj, do të joshet nga fuqia e kësaj federate, dhe pasi të shkojmë në zgjedhje të gjithë faktorët do të njësohen”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re