Princi Harry, një prej trashëgimtarëve mbretërorë të Mbretërisë së Bashkuar, është fejuar me aktoren amerikane Meghan Markle.
Në një deklaratë nga Clarence House, rezidenca zyrtare e Princit Charles të Uellsit, që është edhe babai i Princit Harry, është njoftuar se Harry dhe Markle janë fejuar në fillim të këtij muaji në Londër.
Në deklaratë theksohet se dasma e çiftit do të bëhet në muajn e pranverës dhe se pas martesës çifti do të banojë në rezidencën zyrtare Kensington.
Gjithashtu, transmetohet se edhe Mbretëresha Elizabeta e Dytë ka përshëndetur zhvillimin në fjalë dhe i ka uruar lumturi çiftit, shkruan aa. Ndërkohë, data e saktë e dasmës pritet të njoftohet në të ardhmen.
Harry është trashëgimtari i pestë i fronit dhe është djali i dytë i Priceshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident rrugor në vitin 1997 në Paris.
Ndërkaq, Markle është aktore 36-vjeçare. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re