Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka propozuar në emër të mazhorancës nismën ligjore të socialistëve për disa ndryshime në ligjin e Komisioneve Hetimore. Propozimet ligjore te socialistëve janë depozituar në Kuvend, ndërsa Felaj shton se kolegët socialistë janë kujdesur të analizojnë te gjitha praktikat e duhura për këtë ligj.
“Marrim praktikat më të mira ligjore të vendeve të Bashkimit Evropian, ligji që prej 21 vitesh. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por ra në vesh të shurdhër. Rishikimi i ligjit për komisionet hetimore. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktika më të mira ligjore dhe jo vetëm sa i takon komisioneve hetimore. Ligji për komisionet hetimore është marrë për model ligji gjerman. Ligji gjerman nuk është marrë i plotë. Ka pasur mangësi të dukshme”, ka nënvizuar ajo.
Felaj nënvizoi se ky ligj kishte nevojë për rishikim dhe mazhoranca ka parashtruar ndryshimet e nevojshme, referuar dhe praktikave të BE.
Komisionet Hetimore janë dhe motivi i tensioneve në Kuvend nga opozita, të cilës i janë rrëzuar disa kërkesa për ngritje komisionesh hetimore.