Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në vendin tonë mbrëmjen (15 janarit 2025) për trajtim të specializuar mjekësor.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, ku thekson se babai, vëllai dhe motra e vogëlushit janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në zonë e Babrrusë në kryeqytet, ndërsa fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Meqë shumë pacientë nga Gaza kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare.

Lufta në Rripin e Gazës  ka pasur pasoja katastrofike edhe në jetë fëmijësh.Raportohet se 14,000 kanë humbur jetën, sipas vlerësimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë palestineze; mijëra të tjerë janë plagosur. Nuk ka hapësira të sigurta. Të gjithë fëmijët e Gazës janë ekspozuar ndaj traumave të luftës.

Ata nuk kanë akses të mjaftueshëm në ujë, ushqim dhe ilaçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re