Fëmija 3-vjeç u mbyt në kopësht nga kapuçi i xhupit, arrestohet edukatorja

kopesht.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

Vdekja tragjike e një fëmijë ditën e premte në një kopësht në Fier, ka cuar në pranga një edukatore.

Në njoftimin për media, policia bëri të ditur se është arrestuar shtetasja me iniciale R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier.

Prangosja e saj, sipas efektiveve, është bërë  pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje.

Paraprakisht nga uniformat blu është bërë e ditur se shkak I ndarjes nga jeta të fëmijës së mitur ishte mbytja me kapucin e xhupit, që kishte ngecur në varësen e rrobave.

Fëmija ishte paraqitur të premten në orën 13:00 në spitalin e Fierit pa shenja jete dhe me shenja në qafe.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë