Flakët kanë shkrumbuar kuzhinën e një apartamenti në zonën e tregut elektrik në Tiranë, ndërsa brenda banesës ishte një grua 60 vjeçe, e cila kujdesej për një fëmijë të mitur.

Fatmirësisht gruaja së bashku me të miturin kanë mundur të dalin në kohë dhe i kanë shpëtuar zjarrit e tymit. Një prej zjarrfikësve që mori pjesë në ndërhyrjen për të shuar flakët, tha për median

“Kishte shumë tym, dikush po bërtiste fëmija fëmija dhe ai ishte diku 2 vjeç… e nxorra jashtë, më pas shkova mora edhe dadon. Fatmirësisht vetëm dëme material sepse arritëm në kohë”

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Fatmirësisht 60 vjeçarja së bashku me të miturin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi” ka rënë zjarr në katin e 11-të të një pallati. Si pasojë e zjarrit kanë shkuar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas, jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re