Qytetarët e Azerbajxhanit dhe një fëmijë ukrainas të cilët donin të shprehnin trishtimin e tyre për shkak të tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, kanë lënë lule dhe shënime në mbështetjeje në Ambasadën e Türkiye-s në Vilnius, ku dhe shprehën ngushëllimet e tyre.

Barış Tantekin, ambasadori i Türkiye-s në Vilnius, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se Lituania është një aleate e NATO-s dhe një mik i rëndësishëm i Türkiye-s në Baltik.

Kemi parë një mbështetje dhe një solidaritet të madh pas tërmeteve të ndodhura në Türkiye, tha Tantekin.

“Që nga dita e parë, Ambasada e Azerbajxhanit, miqtë tanë atje, tatarët në Lituani kanë vizituar ambasadën tonë dhe kanë vendosur lule dhe kanë lënë shënime ngushëllimi në hyrje të saj. Aktualisht në Vilnius jetojnë shumë ukrainas. Një fëmijë ukrainas ka lënë një shënim në gjuhën turke ku shkruan: ‘Të rroni vetë’ (başınız sağ olsun) dhe ka bërë një vizatim ku ndodhet flamuri ynë”.

Tantekin, tërhoqi vëmendjen se në Lituani janë organizuar shumë fushata të ndihmës dhe mbështetjes.

“Në Qendrën Kulturore dhe Arsimore Islame në Vilnius, në xhaminë Kaunas, në Shoqatën e Besimit në Klaipeda mblidhen donacione në magazinat logjistike të biznesmenëve që ndodhen këtu. Po ashtu, në Lituani ka filluar fushatë donacionesh edhe Kryqi i Kuq”, deklaroi Tantekin.

“Janë bashkuar të gjitha institucionet”

Krahas presidentit të Lituanisë, Gitanas Nauseda, kryeministres Ingrida Simonyte, ministrit të jashtëm Gabrielius Landsbergis, shumë zyrtarë të tjerë kanë përcjellë ngushëllimet e tyre dhe kanë premtuar mbështetje, bëri të ditur Tantekin, i cili tha: “Po ashtu edhe ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes. Në të vërtetë të gjitha institucionet janë bashkuar dhe po përpiqen të dërgojnë në Türkiye produkte të ndihmës dhe mbështetje të kërkim-shpëtimit”.

Duke vënë në dukje se më 9 shkurt, nga Lituania u dërguan drejt Türkiye-s me mbështetjen e Turkish Airlines (THY) ekipi i kërkim-shpëtimit prej rreth 40 personash dhe 7 tonë produkte, Tantekin u shprehu:

I gjithë stafi i ambasadës tonë, këshilltarët, qytetarët tanë, biznesmenët dhe punonjësit e THY-së po bëjnë çdo përpjekje në harmoni. Puna dhe sakrifica e çdo kujt është e rëndësishme. Lutemi që qytetarët tanë që kanë humbur jetën në tërmet të jenë të mëshiruar nga Allahu, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit tanë. Shpresojmë se do të vazhdojmë të marrim lajme të mira, që na freskojnë shpresën edhe nga punimet e kërkim-shpëtimit”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re