Skip to content

Fëmijë palestinezë, kërkesë Merkelit: na e shpëto fshatin nga Izraeli!

Fëmijë palestinezë nga Khan al-Ahmara, dolën në rrugë me imazhin e Merkelit, duke kërkuar kërkuar nga kancelarja gjermane që të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar prishjen e fshatit të tyre.

Angela Merkel dhe anëtarët e kabinetit të saj arritën të martën në Izrael për një takim me kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar prishjen e disa  vendbanimeve palestineze, me pretendimin se ato janë të paligjshme, por që dyshohet se do zëvëndësohen nga vendbanime hebreje.

Dhe në këtë plan përfshihet dhe Khan al-Ahmar, fshat afër Jerusalemit.

Gjykata Supreme e Izraelit kohët e fundit hodhi poshtë një ankesë kundër këtij plani, dhe shumica e vendeve europiane e kritikuan Izraelin për këtë dhe kërkuan që të heqe dorë nga ky aksion.

Izraeli u ka dhënë afat banorëve palestinezë në Khan al-Ahmar se a kanë një afat deri më 1 tetor për t’u larguar para se shtëpitë e tyre të shkatërrohen.