Lisa dhe Maria janë dy nxënëset më të reja të shkollës 9-vjeçare Avni Rustemi në Vlorë.

 

Dy motrat, të moshës 9 dhe 7 vjeç të cilat kanë ardhur nga ukraina së bashku me nënën e tyre, prej disa ditësh po marrin mësim provizor pranë këtij institucioni arsimor.

 

Ulja në bankat e shkollës dhe njohja me bashkëmoshatarët e tyre, po u shërben vajzave për të harruar atë se çfarë përjetuan në vendin e tyre pas nisjes së luftës.

 

 

Mamaja e tyre shprehet e lumtur për mikëpritejn dhe përkrahjen e ofruar.

 

KSENIA BROUS – UKRAINASE

Emri im është Ksenia Brous. Une vij nga kiev. Kam rreth një muaj që jetoj në shqip dhe fëmijët e mi kanë filluar të studjojnë edhe gjuhën shqipe.. Njërëzit në Shqipëri janë shumë të mirë.Na përkrahin shumë. Fëmijët tanë I përqafojnë shkokët shqiptarë ndaj vajzat e dashurojnë që të vijnë në shkollë

 

Vajzat kanë nisur të mësojnë fjalët e para shqip , pasi po mësojnë abetaren. Ndërsa nuk mungon as mësimi në gjuhën angleze.

 

Në qytetin e Vlorës janë të shumtë shtetasit ukrainas që janë vendosur pas nisjes së konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re