Ai u braktis në spital nga prindërit, por tashmë ka nisur një jetë të re. Kjo është historia e Lele, djali i vogël kinez që lindi me sëmundjen Hydrocephalus, një çrregullim neurologjik i shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në sistemin ventricular dhe rajonet subarachnoid.
Fëmija që njihet edhe me pseudonimin ‘Foshnja Alien’ për shkak të kokës së tij të madhe është birësuar nga një çift pensionistësh. Lele, tani është shtatë vjeç dhe prindërit birësues Cai Zinan 76 vjeç dhe Huang Lifen 72 vjeç shitën shtëpinë e tyre në Jinjiang, provincën jugore të Kinës, për 120.000 franga vetëm për ti dhënë kujdesin e nevojshëm mjekësor.Vogëlushi tashmë është përmirësuar, thonë prindërit e tij birësues. Ata shpresojnë se një ditë djali i tyre do të mund të bëjë një jetë të pavarur. ” Ne po plakemi çdo ditë e më tepër” shprehet nëna birësuese Huang Lifen. Sëmundja Hydrocephalus çon në zgjerimin e hapësirës fluide të trurit.Nëse sëmundja nuk trajtohet, truri mund të pësojë një dëm të përhershëm, duke shkaktuar aftësi të kufizuar fizike ose mendore. Në rastin më të keq, sëmundja mund të çojë edhe në vdekje./ON/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re