Një mama, fëmijët e së cilës ankoheshin për një fantazëm në shtëpinë e tyre, tregon se si zbuloi si komshiu i saj hynte nga dritarja e dhomës së vajzës.

Leah McCaw, 31 vjeç, nga Liverpool, tregon se jeta në familje u bë e padurueshme, pasi tre fëmijët e tmerrruar thonin vazhdimisht se kishin parë një ‘fantazëm’ në katin e dytë.

Pas muajve vëzhgimi, Leah ishte vetëm në shtëpi, kur zbuloi burrin në shtëpinë e saj. Ajo vrapoi dhe telefonoi policinë shkruan Abc14news

 

 

U deshën javë që policia të arresonte Peter Hornby-n, 29 vjeçar, djalin e fqinjes së Leahs.

Leah tregon se jeta, pas ndarjes nga i shoqi, nuk ishte e lehtë. “Jeta si një mama beqare nuk është e lehtë, por isha e vendosur që gjithçka të funksiononte. Gjeta një shtëpi të bukur për mua dhe 3 fëmijët e mi, ngjitur me një grua të moshuar të ëmbël.”

Gruaja jetonte vetëm dhe Leah shprehet se ajo ishte mjaft miqësore.

“Dëgjoja ndonjëherë zhurma nga shtëpia e saj apo televizorin edhe pse e kisha parë të dilte,” thotë Lea.

Më pas fëmijët e saj filluan të ankohen se kishin parë një burrë pranë dritares apo nëpër shtëpi. Ata kishin frikë dhe të shkonin në tualet vetëm.

Por një ditë, teksa ishte vetëm në shtëpi, mamaja u gjet përballë burrit ‘fantazëm’, i cili u mundua t’i mbyllte gojën, por ajo ia doli të vraponte dhe të merrte policinë.

Pas disa javëve policia arrestoi djalin e të së moshuarës, i cili kishte përdorur dritaren e vazjës së vogël për tu futur në shtëpi.

Peter Robert Hornby nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qënë i dënuar me burg për dy vite e 6 muaj për vjedhje dhe sulm.

 

Leah tha se më në fund është e lumtur që çdo gjë mori fund./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re