Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Bledion Nallbati, pasi ishte pranë banorëve të 5 Majit, të cilët kundërshtuan policinë për prishjen e banesave, reagoi në mbledhjen e Komisionit.

 

Ai deklaroi se banorët nuk e dinë se ku do të shkojnë pas “dëbimit që u është bërë nga prona e tyre”.

 

Nallbati theksoi se “banoret nuk janë kundër projekteve zhvillimore, por kundër paligjshmërisë dhe indiferencës së Bashkisë Tiranë dhe Kryeministrisë.

“Ne nuk mund ta lëmë tani atë proces kur atje matrapiku kërcet dhe shtëpitë po shemben dhe të merremi me këto punë. Sigurisht që këto janë çështje të rëndësishme, por këto preson. Atje shtëpitë shemben, banorët po dalin jashtë. Ndaj iu lutem të gjithëve si qytetarë,, jo si deputet, si qytetarë, si prind, si fëmijë i atyre prindërve, të bëhemi bashkë dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi”, tha Nallbati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re