Javën e ardhshme, të 11 fëmijët “legjendarë” të nxjerra nga shpella e frikshme Thai në Tajlandë, do dalin nga spitali dhe kthehen në shtëpi. Ata, prej kur dolën nga shpella ende nuk janë parë e takuar më prindërit e tyre.

“Ne duhet t’i përgatisim djemtë dhe prindërit e tyre për vëmendjen që ata do të tërheqin pas daljes nga spitali”, tha një autoritet qeveritar.

Ata vijojnë të falenderojnë ekipin e zhytjes që i nxorri nga zgafella e tmerrshme.

“Unë jam mirë tani. Faleminderit që më shpëtuat”, tha njëri nga ata.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re