Të 11 fëmijët  legjendarë të shpellës së frikshme Thai në Tajlandë, lanë spitali dhe iu shfaqën për herë të parë publikut që prej daljes nga shpella ku qëndruan për gati dy javë.

Prezantimi i tyre i “rikthimit në jetë” u bë në një fushë të vogël futbolli, si për të përçuar statusin e tyre social, atë pjesëtarëve të një ekipi futbolli, që në emër të një përjetimi aventuresk përfunduan në shpellë.

Më ta ishin dhe mjekët të cilët thanë se se tashmë djemtë ishin me shëndet optimal. Ata thanë se gjatë qëndrimit në shpellë kishin humbur rreth 4 kg e tashmë gjatë qëndrimit në spital kishin shtuar po aq afërsisht.

Me ta ishte dhe trajneri 25-vjeçar Ake. Kur u pyet nga mediat se pse hynë në shpellë, ai tha se të gjithë ishin të pushtuar nga kurioziteti për të hyrë aty dhe se të gjithë ranë dakord për këtë.

Ata rrëfyen më pas eksperiencat dhe përjetimet, ku treguan se si kishin mbijetuar vetëm me ujë. Të gjithë ishin të mendimin se përvoja e kaluar u kish mësuar ta vlerësonin me shumë jetën.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re