Siç është bërë tashmë traditë, qendra tregtare “Kristal” festoi 1 Qershorin së bashku me fëmijët.

 

Të vegjlit mbushën ambientet e “Kristal Center” për t’u argëtuar për rreth 2 orë në një festë shumë të bukur, të mbushur me personazhe që i kanë parë vetëm në filma, me kërcime profesionale të animuara, piktura në fytyrë dhe lojëra sfiduese për ta.

 

Një kënd i veçantë iu kushtua shkencëtarëve të vegjël, ku fëmijë të grupmoshës 6-11 vjeç patën mundësi të kryejnë eksperimente me ujë, zjarr, letra termike si edhe bojëra termosensitive.

 

Pasi u argëtuan me lojëra dhe personazhet e tyre të preferuar, shfaqja teatrale “Festivali i fund-detit” mblodhi të vegjlit për të shijuar pjesë baleti, këngë dhe pjesë instrumentale të performuara nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

 

Shfaqja teatrale erdhi si bashkëpunim i “Kristal Center” me Cirkun Kombëtar të Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.

 

“Kristal Center” është jo vetëm një qendër tregtare për komunitetin rreth saj, por edhe një kompleks modern banimi me hapësira pa fund çlodhjeje dhe gjelbërimi përreth tij, në mes të një prej zonave më të populluara të kryeqytetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re