Tërmeti i nëntorit të vitin 2019 dëmtoi shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari” në zonën e Kombinatit.

Nxënësit e kësaj shkolle janë transferuar te “Betim Muço”, ku prindërit kanë hasur problem që lidhet me procesin mësimor, kryesisht me oraret dhe mësimin me turne.

Prindërit janë shprehur se mësimi nis në 2 dhe përfundon në 8 të darkës, duke shkaktuar probleme për shkak se ata janë në punë.

Shkolla e dëmtuar pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 2 vite, nuk është ndërtuar ende. Janë 600 nxënës që mësojnë në këtë shkollë.

“Fëmija ime vjen dhe ka konceptin e shkollës, dhe thote kjo nuk është shkolla jonë,kjo nuk është arsimim. Edhe sot që vi këtu, duhet të ndërrojmë oraret. Javën e ardhshme do jetë nga ora 1.

Nuk dëgjohet qytetaria. E kemi të pamundur të ndjekim turnet. Na thanë për janar, pastaj e shtyn për në mars, iku edhe marsi. Dua të coj fëmijët në shkollë por fëmija totë se ku është shkolla.

Kishim një afat për përfundimin e rikonstriksionit të shkollës”– u shpreh një prind.

“Unë jam një gjyshe me 2 jetim, shteti nuk shikon fare ër jetimët, shkolla është e ardhmja, sic ka dalë Ediu Rama me shkollë, të dalin edhe ata të mitë.

Ai i tërmetit më merr 220 mijë. Shteti të shikojë për jetimët”-u shpreh një gjyshe për gazetarët.

“Është shumë e vështirë ta arrijmë të bëjmë mësimin, nëse do ishim paradite do ishte më mirë, në shkollë nuk përqëndrohemi fare. Në 8 të darkës shkojmë në shtëpi”– u shprehën nxënësit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re