Kreu i PL, Ilir Meta gjatë takimit me qytetarët e Velipojës ku foli për zgjedhjet e 14 majit tha se qeveria e Edi Ramës po kthehet në kërcënim për vendin me vjedhjet.

Capture

Meta tha se më 14 maj, opozita do të falimentojë ‘Rilindjen’ e cila po shpopullon vendin dhe situata duhet të ndryshojë për brezat që do vijnë.

“Mos u habisni nëse pëllet diku të premten, nuk është faji ynë por ka frikë nga tmerri në zgjedhje. I keni parë ato regjistrime të shëmtuara në Roskovec ku kryebashkiakia kërcënonte, pasi e dinte se qytetarët do votojnë për opozitën. Këto gjëra Shkodra i ka provuar kohë më parë e jo më sot. Bashkë fitojmë, ne duam që fëmijët të rriten në një vend normal kur kryeministri nuk hungërin as pëllet, por dëgjon hallet e shqiptarëve. Kosova i gjen paratë për të rinjtë që mos braktisin shkollën, por ky nuk i gjen. Kosova çdo pensionisti çdo muaj i jepte bonus pensionisteve edhe pse nuk ka buxhetin si ne. Braktisja e fermerëve po nxit shpopullimin, gjithçka ky vend nuk mbahet duke eksportuar njerëz dhe importuar mallra. Më 14 maj falimentojmë Rilindjen dhe rikthejmë shpresën që Shqipëria do i përkasë të rinjve”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re