Frutat janë shumëngjyrëshe dhe ofrojnë thuajse të njëjtat lëndë ushqyese si perimet.

Perimet janë gjithashtu të rëndësishme.

Ekspozimi i fëmijëve tuaj ndaj perimeve është shumë e rëndësishme…por frutat mund të plotësojnë boshllëqet, nëse fëmijët i refuzojnë perimet!

Prindërit shpesh vërejnë se nëse ka fruta dhe perime në pjatë, do të hajë vetëm frutat.

Sigurisht, kjo është e zakonshme.

Pregatisni disa vakte  me ushqime ku nuk ka opsion frutash, ka vetëm opsione perimesh.

Kjo do t’i ndihmojë ata të eksplorojnë si frutat ashtu edhe perimet me kalimin e kohës.

Kur bëhet fjalë për fibrat, kajsitë janë një burim i shkëlqyeshëm dhe po ashtu edhe dardha, bananet, rrushi i thatë dhe kivi.

Ndërsa luleshtrydhet, kivi, rrushi dhe boronica nuk kanë aq hekur sa spinaqi apo shpargu, krijimi i një sallate frutash do t’i ndihmojë fëmijët tuaj të marrin një pjesë të hekurit që u nevojitet çdo ditë.

Papajat, manaferrat, pjepëri, portokallet dhe luleshtrydhet janë burime të shkëlqyera të folatit.

Për vitaminën A, provoni shalqi, portokall dhe mango. Qershitë, bananet dhe kivi janë burime të shkëlqyera të kaliumit.

Nëse po kërkoni një mënyrë për të folur me fëmijët tuaj se pse është e rëndësishme të hani fruta dhe perime, bëni biseda miqësore, si “ushqimet portokalli ju ndihmojnë të shihni në errësirë”, etj./Gazeta Shendeti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re