Ditën e sotme në Prishtinë është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademit, si dhe dhe dym personave të tjerë, Granit Plavës i dyshuari për krimin, dhe Kushtrim Kollas i akuzuar për bahskëpunim në krim.

 

 

Pas seancës vëllai I viktimës, Leonard Ademaj ka folur për mediat. Ai tha se ka depozituar kërkesën për zhvarrojen e  trupit të motrës së tij Liridona Ademaj, në mënyrë që ajo të varroset në fshatin e rigjinës.

 

 

Sipas Leonard Ademajt vrasja e motrës së tij është një nga më mizoret.

 

 

“Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës.

 

 

Ai shtoi se në ditën e ngjarjes, Liridona ka qenë tek ne në shtëpi, dhe i thash mos shko rri, edhe fëmijëve ju thash rrini me dajën, por ajo vendosi që të shkonte.

 

 

“Pasi ka mbërritur në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka treguar që kanë mbërritur por që po shkojnë të hanë darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të shokuar. Nuk doja ta besoja që Liridona ka vdekur, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë”, ka deklaruar Leonard Ademaj.

 

Gjithashtu theksoi se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.

 

“Nuk ka pasur ditë bese, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit”, ka thënë Ademaj.

 

Nga ana tjetër, familja e të ndjerës ka kërkuar edhe zhvarrosjen e saj në mënyrë që të prehet në vendlindje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re