Tërmeti 7.8 ballë i shkallës rihter që tronditi mëngjesin e sotëm Turqinë dhe Sirinë, ka lënë pasoja fatale. Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentet kur disa fëmijë shpëtohen, pasi ishin të bllokuar nën rrënoja.

 

Që prej orëve të para të mëngjesit ekipet e kërkim-shpëtimit janë aktivizuar për t’i ardhur në ndihmë të bllokuarve.

 

Pamjet tregojnë persona të frikësuar nga goditjet e njëpasnjëshme mes tyre dhe gazetarë, të cilët ishin në krye të detyrës.

 

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës e bëjnë edhe më të vështirë shpëtimin e personave të mbetur në rrënoja.

 

Më shumë se 10 ekipe shpëtimi janë mobilizuar nga Bashkimi Europian për të ndihmuar Turqinë. Brukseli zyrtar në një deklaratë bëri me dije se Italia, Spanja dhe Sllovakia po ashtu kanë bashkuar forcat dhe kanë ofruar ekipet e tyre të shpëtimit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në Turqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re