Një studim i ri lidh orarin e gjumit me obezitetin te fëmijët. Sa më vonë të flenë fëmijët, aq më të mëdha janë rreziqet e obezitetit. Por sipas studiuesëve,  prindërit nuk duhet të fokusohen te detyrimi i fëmijëve që të flenë herët. Në vend të kësaj duhet që të ruajnë një rutinë të rregullt.

Kërkimet u fokusuan në 107 fëmijë në Suedi, 64 prej të cilëve kishin një prind obez.

Studimi zbuloi se fëmijët që flinin pas orës 9 kishin një raport më shqetësues peshë-gjatësi. Gjithsesi studiuesit bëjnë pyetjën ‘A do të ndryshontë gjë nëse fëmija do të flinte më herët?’

Si përfundim  gjumi pa orar është i lidhur me një stil jetese të pashëndetshëm. Por ende nuk dihet nëse është gjumi që ndikon drejtpërdrejtë në të. Është fakt i njohur gjithsesi se pjesa e trurit që rregullon gjumin është gjithashtu përgjegjëse për të ngrënit.

Gjithashtu një sasi e vogël e gjumit nuk është e shëndetshme, pasi është zbuluar se personat që flenë më pak, hanë më shumë.

Një kufizim kryesor i studimit ishte numri i vogël i fëmijëve të përfshirë. Sidoqoftë, studiuesit ishin në gjendje të masin në mënyrë objektive karakteristikat e gjumit përmes gjurmuesit në vend se të mbështeteshin në informacionin e marrë nga prindërit dhe fëmijët.

Por sidoqoftë sipas studimit duhet kushtuar një vëmendje e veçantë kohës së gjumit pasi në një mënyrë ose tjetër ndikon në obezitet./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re