Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa ndjekësve në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e një nate më parë, ku një familje e shpërngulur nga Gaza erdhi në Shqipëri dhe fëmijë 1 vjeç kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe po trajtohet ne QSUT. 

Komentuesit e kritikojnë kryeministrin, duke i thënë se fëmijët shqiptarë i lënë të vdesin këtu dhe nuk i çojnë për mjekim jashtë vendit.

Kreu i qeverisë tha se mbërritja e asaj familje në Shqipëri u bë pas kërkesës së ndërkombëtarëve dhe pas vlerësimi që ata i kanë bërë shërbimit pediatrik në vendin tonë.

“Dëgjoni faktet, në Shqipëri cdo vit kurohen në pavianët e pediatrive tona 46 mijë fëmijë. 15 mijë prej tyre në QSUT dhe operohen 2400 fëmijë me sukses të plotë në QSUT. Çdo vit ne çojmë jashtë vendit 25 fëmijë, pra shumë më tepër se shoqatat e mbledhura bashkë, të cilat i falenderoj për angazhimin e tyre të pamohueshëm, respekt. Ajo familja që erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve ndërkombëtare dhe si rezultat i vlerësimit tonë në shërbimin pediatrik”, tha Rama.

Përmes përgjigjes ndaj komentuesit, Rama ironizoi edhe opozitën, duke thene se jane te mbytur pas fijes se barit.

“Dakord që e keni inat qeverinë, kjo duket, por nuk është faj. Por që inati për qeverinë të të çojë në pikën që të flasësh kaq përçart, kjo është ti biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogari të tyre që tek gënjeshtrat janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit”,  u shpreh kreu i qeverisë.

Komentet ne Facebook

Pergjigja e kryeministrit Edi Rama

Rama: Jam kurioz kur i shkruani këto gjera e keni seriozisht, apo thjesht inati i sime vjehrre dhe bum në krevat mullixhiut. Dakord që e keni inat qeverinë, kjo duket, por nuk është faj. Por që inati për qeverinë të të çojë në pikën që të flasësh kaq përçart, kjo është ti biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogari të tyre që tek gënjeshtrat janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit.

Ku i keni parë ju këta fëmijë që ne i kemi lënë të vdesin? Kjo është një pyetje retorike, ashtu si ju siguroj që inati po, llumi i foltoreve po dhe normal që këtu robit i duket sikur njerëzit këtu vdesin edhe për një aspirinë.

Dëgjoni faktet, në Shqipëri cdo vit kurohen në pavianët e pediatrive tona 46 mijë fëmijë. 15 mijë prej tyre në QSUT dhe operohen 2400 fëmijë me sukses të plotë në QSUT.

Çdo vit ne çojmë jashtë vendit 25 fëmijë, pra shumë më tepër se shoqatat e mbledhura bashkë, të cilat i falenderoj për angazhimin e tyre të pamohueshëm, respekt.

Ajo familja që erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve ndërkombëtare dhe si rezultat i vlerësimit tonë në shërbimin pediatrik.

Në vend që të bëheni përhapës të gënjeshtrave të atyre që e dini mirë se kush janë kërkojini atyre llogari. Inat kijeni këtë qeveri, por këtu do ta keni prapë dhe inati nuk është as program dhe as alternativa. Programi dhe alternativa janë diçka tjetër, që ju mungojnë atyre që ju përdorin dhe ju si zëdhënës të gënjeshtrave të tyre.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re