Skip to content

“Fëmijët tanë tanë morën frymë të lehtësuar sot”, Preç Zogaj tregon fitoren mbi virusin dhe dramën familjare: Kemi humbur dy njerëzit e shtrenjtë

Analisti Preç Zogaj, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar ndjekësit e tij se ai sëbashku me bashkëshorten, janë rikuperuar plotësisht nga infektimi me virusin Covid-19. Krahas falenderimit për mjekët dhe këshillat e tyre, Zogaj ka bërë një përshkrim të detajuar të përjetimeve fizike dhe emocionale të përjetuara si pasojë e infektimit. Analisti thekson se fëmijët e tij tashmë mund të marrrin frymë të lehtësuar, pasi ai sëbashu me bashkëshorten ndihen në formë të mirë fizike. Megjithatë gjatë kësaj periudhe virusi ka shkaktuar vdekjen e dy personave të afërt në familje, të cilët janë vëllezërit e bashkëshortes së tij.

Postimi i plotë: Pas tri javesh në ” rregjimin” e  Covid 19, me në fund unë dhe ime shoqe morën përgjigjen  se tamponat tanë dolën negativë. Shumë njerëz të prekur kanë dhënë dëshmitë e tyre për vuajtjet fizike dhe psikologjike që shkakton ky virus i rrezikshëm. Nuk kam ndonjë gjë të veçantë për tu shtuar, veç ti rikonformoj ato dëshmi dhe të nënvizoj ankthin e një beteje të zgjatur në kufinjtë fluidë të përkeqësimit dhe përmirësimit, kur në ditët e sulmit, pasi ka hyrë si kalë tropje në organzimin tonë,  vurisi shfaq karakteristikën që tashmë ia ia njohim të gjithë: dinakërinë.

Kemi një falenderim të madh për mjeket dhe infermierët që asistuan shërimin tonë. Në veçanti për mjekun, Arjan Mezini, pneumolog në  spitalin  “Shefqet Ndroqi”. Doktor Arjani është pjesë e një komuniteti mjekësh e infermierësh,  që po luftojnë  prej muajsh, si heronjë të vërtetë,   në vijën e parë të  betejës  kundër armikut më të madh të shëndetit të njerëzve në këtë kohë, që shpresojmë  të mos jetë epokë.

Për të mund të them: patëm fat që  ishim pacientët e tij.

Fëmijët tanë  morën frymë të lehtësuar sot. Por buzeqeshjet e tyre dhe tonat  janë dënuar të mos  i bëjë shoqëri këtij lehtësimi. Sepse gjatë ditëve të pengmarrjes sonë  nga  Covidi  kemi humbur dy njerëz shumë të shtrenjtë,  Gjinin dhe Gjergjin,  vëllëzërit e gruas sime, shokët e mi të mirë, dy njerëz të thjeshtë, që jetuan gjithë jetën në shenjën e Ndershmërisë ektreme, të cilën nuk e menduan asnjë ditë jashtë mode, por ua trashëguan si pasurinë më të madhe fëmijëve të tyre, Majlindës, Merit, Artës, Florit,  Tonit.Pushofshi në paqe Gjin dhe Gjergj.  Zemrat tona do të jenë gjithmonë  Memoriali juaj.

/faxweb