Mediat sociale dhe fake news, është kthyer ne një shqetësim sa i takon ndikimit tek fëmijët. Tre ne katër fëmije janë të pajisur me smartphone dhe tre ore të ditës së tyre i shpenzojnë ne internet, ku janë me të ekspozuar edhe ndaj bullizmit.

 

Kreu i autoritetit te medias audiovizive Gentian Sala kërkoi nga Ministria e Arsimit te përfshije ne procesin mësimor edhe edukimin e fëmijëve me median.

 

Ministrja  e arsimit Besa Sahini tha se hartimi i kurrikulave te reja kërkon edhe angazhimin e institucioneve te tjera.

 

Duket si Shqipëria nuk i ka shpëtuar trendit global te masivizimit te mediave sociale dhe aksesit qe kane ne to edhe te miturit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re