Një ndër shkaktarët më të shpeshtë të lakimeve të boshtit kurrizor te fëmijët janë çantat e rënda të shkollës.

Rreth 40% e fëmijëve kanë deformime të boshtit kurrizor. Çantat e shkollës, nëse kanë një peshë të rëndë, krijojnë shtypje të vertebrave dhe kjo ndikon direkt në deformimin e shtyllës kurrizore. Pesha që një fëmijë mund të mbajë nuk është e përcaktuar, por ajo duhet të jetë sipas moshës.

Pra, një fëmijë gjashtë apo shtatë-vjeçar nuk mund të mbajë një peshë mbi 10 kg, siç është ajo e çantës. Ngarkesa fizike duhet të jetë e kontrolluar sepse cdo lloj mbingarkese është e dëmshme.

Duhet pasur parasysh se çanta e shkollës të ketë formë anatomike, të jetë e fortë, të mbartet në dy krahët, jo vetëm në njërin krah. Mbatja e çantave të rënda vetëm në njërin krah sjell asimetri dhe lakim të boshtit kurrizor, sepse muskujt e boshtit kurrizor nuk janë të forcuar dhe nuk mund të durojnë pesha të tilla.

Faktor tjetër i lakimit të boshtit kurrizor është edhe qëndrimi dhe ulja e gabuar në karriget e shkollës.

Pasojat e një çante të rëndë në kurrizin e një fëmije dhe të një qëndrimi jo të duhur nuk vërehen vetëm tani, por kur të rritet. Fillimisht ata ndiejnë lodhje dhe çrregullime të tjera shëndetësore. Kockat e një fëmije janë në formim e sipër dhe çdo lloj mbingarkese sjell çrregullim. Deformitetet më të shpeshta të boshtit kurrizor tek nxënësit janë: skolioza dhe kifoza

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re