Kombet e Bashkuara kanë ngritur alarmin për fëmijët që kanë mbetur viktimë e betejës në Sudan. Në raport thuhet se shtatë fëmijë vriten ose plagosen çdo orë.

James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF tha se agjencia ka marrë të dhënat nga një partner i besuar – ende i pa verifikuar në mënyrë të pavarur nga OKB-ja- ku thuhet se 190 fëmijë janë vrarë dhe 1.700 janë plagosur vetëm në 11 ditët e para të konfliktit, që ka filluar më 15 prill.

Elder vuri në dukje se shifrat kanë të bëjnë me institucionet shëndetësore në Kartum dhe rajonin e Darfurit.

Qindra mijëra janë larguar nga shtëpitë e tyre në Sudan që nga fillimi i betejave tri javë më parë midis forcave të shefit të ushtrisë, Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcave të Reagimit të Shpejtë të ish- zëvendësit të tij, Mohamed Hamdan Daglo.

Palët kanë rënë dakord për një varg armëpushimesh të shkurtra, por asnjëra nuk është respektuar plotësisht. madje sulmet ajrore dhe të shtënat vijuan edhe përgjatë të së premtes dhe kësaj të shtune.

Agjencia e OKB-së për refugjatët dënoi gjithashtu situatën e rëndë në Sudan, duke u kërkuar të gjitha vendeve që të përmbahen nga kthimi i shtetasve sudanezë në vend.

“UNHCR u kërkon të gjitha vendeve që tu lejojnë emigrantëve nga sudani qëndrimin në territorin e tyre për shkak se u rrëzikohet jeta. Sipas të dhënave janë 860.000 persona që synojnë largimin.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re