Skip to content

Fëmijëve italian ‘as ua ndjen’ për vullkanin, vazhdojnë lojën normalisht (FOTO)

Foto të disa fëmijë që vazhdojnë lojën normalisht edhe pse vullkani është duke shpërthyer, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Pamjet janë shkrepur në një terren sportive në San Gregorio, të Catanias në Siçili, ku shihen disa fëmijë që luajnë.

Loja e tyre vazhdon, edhe pse në sfond, një rrymë e lavës së shkrirë mund të shihet duke u derdhur në krahun lindor të Etna, ndërsa një tufë e madhe tymi “ngrihet” në ajër.

Vullkani më aktiv i Evropës rregullisht nxjerr tym dhe llavë dhe ka qenë në një gjendje shpërthimi që nga viti 2011.

Në fakt, shpërthimi ka shkaktuar një tufë kaq të madhe tymi sa që është rregullisht e dukshme nga hapësira.

Në një postim në faqen e internetit të Observatorit të Tokës të NASA-s, agjencia tha se “madje vëzhguesit me përvojë të Etna-s janë mrekulluar nga intensiteti i trazirave të vullkanit” në javët e fundit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb