Në ditën botërore të dëgjimit, Manastirliu ka vizituar në QSUT fëmijët të cilët i janë nënshturar procedurës  per rikuperimin e dëgjimit. Ajo tha se janë kryer 20 nderhyrje.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

“Është me të vërtetë një arritje për QSUT sepse tashmë prej vitit 2020 ne kemi kryer më shumë se 20 implante kokleare. 5 në vitin e parë, 15 gjatë vitit 2021 dhe planifikojmë që këtë vit të kryejmë mbi 20 implante. 5 të parat i kemi kryer në këto ditë. Unë jam shumë e lumtur që jo vetëm proçedura e implantimit që tashmë kryhet në QSUT dhe rimbursohet 100 % nga shteti, që është një procedurë me të vërtetë e kushtueshme, por shëndeti i fëmijëve nuk ka çmim, por kemi siguruar edhe rehabilitimin, një proçes kaq shumë të nevojshëm për ta plotësuar këtë ndërhyrje, siç është shërbimi i logopedisë”

 

Vitin e kaluar eshte rikuperuar me sukses degjimi tek 5 femije te moshës 5  deri6 vjeç, të cilët kishin vite që nuk gjenin dot zgjidhje. 15 pacienteve te tjere te vegjel i jane vendosur pasijet e degjimit.

 

Në Shqipëri, sipas studimeve, rreth 2 bebe në 1000 lindje normale paraqesin probleme dëgjimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re