Bardhi Demiraj, babai i dy prej 4 të rinjve që ranë pre e një atentati mafioz në Tiranë, ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Pronari i ‘Pelikan Security’, përmes një mesazhi për emisionin “Opinion”, ka deklaruar se fëmijët i ka çuar vetë në Spitalin e Traumës, ndërsa ka shtuar se nëse do të kishte pritur qoftë edhe një minutë më shumë, djali i vogël, 11-vjeçari Dior Demiraj, sot nuk do të jetonte.

Ai ka treguar se 11-vjeçari ka marrë 4 plumba, dy në trup dhe dy në dorë.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko