Aforizmat e shprehin filozofinë e jetës, e pasurojnë dhe e fisnikërojnë vetdijen e njeriut. Për këtë arsye ne gjithnjë jemi në kërkim të mençurisë së popujve dhe njerëzve që lanë gjurmë në ndërgjegjen e botës.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur një koleksion përfaqësues të mençurisë iberike. Ne i lexojmë të gjitha komentet tuaja, dhe jemi në pritje të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë çmuat apo vlerësuat më së shumti.

Cili nuk ka me kë të ngrindet le të martohet.

Dashuria kthen shtëpinë e vogël në pallat të artë.

Dijet e fituara në rini janë lulet e shpresës në të ardhmen.

Diletanti në politikë di vetëm bardh e zi, ndoshta edhe pak të kuqe e blu.

Dituria bën njeriun të lumtur pak, por të lirë shumë.

Bukuria është gjuha e heshtur e materies dhe meqë shprehet pa fjalë, ajo është gjuha e përbashkët e të gjithë njerëzve. Ajo lind nga harmonia midis sendit dhe kuptimit.

Burrat mund të thonë ç ‘të duan, por janë femrat ato që qeverisin botën.

Cili blen lëvdatat e veta, shpesh i paguan fort shtrenjtë.

E vërteta në një çast të gabuar është po aq e keqe sa edhe gënjeshtra.

Është e lehtë ta bësh për vete një grua të bukur, por është shumë e vështirë ta mbash gjatë pranë vetes.

Dituria e bën njeriun të lirë por jo të lumtur.

Dikur kishat ishin të errëta, ndërsa zemrat të ndritshme; tani kishat janë të ndritshme, ndërsa zemrat të errëta.

Drejtësia e tepruar nuk është paanshmëri.

Durimi është porta e gëzimit.

Dy janë llojet e veshëve: të vegjël – për të urtët dhe të mëdhenj – për budallenjtë.

Edhe luani duhet ta mbrojë vetveten nga mushkonjat.

Ashtu si udhëtimi përfundohet me të ecur, borxhi me të paguar.

Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë njëlloj, por secili bën atë që di, që i ka dhënë natyra, dhe çfarë bën, ndjen.

Atë që Pedro i vogël s’e ka mësuar, nuk e di as Pedro i madh.

Atij që fati ia ka hapur gropën ai sigurisht do të bjerë në të.

Aty ku duhet të flitet, heshtja është krim.

Barazia, ligji i shenjtë i njerëzimit, në barai ka dashuri.

Besimi është burrëri, besnikëria fuqi.

Besnikëria kurrë nuk mund të paguhet sa duhet; tradhëtia kurrë nuk mund të dënohet sa duhet.

Bota është e mjerë për mjeranët, ajo është bosh për njerëz bosh.

Ai që është me plot dëshira dhe shpresa, jeton tashmë në të ardhmen.

Ai që mban shkallën është njësoj si hajduti.

Ai që nuk di të komandojë do të jetë gjithnjë shërbëtor.

Ambicia e bën njeriun llafazan.

Armiqtë e caktuar nga fati ndeshen gjithnjë në rrugica të ngushta.

Arsyeja është mësuesi i të urtit. Eksperienca, përvoja e budallait.

Arti është krijuar për të emocionuar, shkenca për të qetësuar.

Asgjë nuk na plakë më tepër se mendimi se po plakemi e u plakëm.

Ai që do të sundojë, duhet të dëgjojë dhe të jetë i shurdhër, të shikojë dhe të jetë i verbër.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re