Një revoltë e madhe studentore po ndodh prej tre ditësh në Francë.

Studentët e Universitetit të Rennes kanë pushtuar të gjitha mjediset, duke marrë në dorë situatën dhe kërkojnë qeverinë të negocojë për kërkesat e tyre.

Protesta e studentëve në veri të Francës ka sjellë anulimin e provimeve të sezonit.

Studentët e konsiderojnë ligjin e ndryshuar të arsimit të lartë si selektiv dhe që përkrah vetëm shkollat me emër dhe ato që kanë tarifat e larta të pranimit dhe menaxhimit.

Në Francë, Universiteti Publik është shumë i fortë dhe me cilësi.

Studentët kanë akuzuar presidentin Macron se favorizon Shkollën e Administratës Publike apo universitetet me famë të Parisit.

E njëjta gjë si edhe tek ne, ku e akuzojnë Edi Ramën që favorizon universitetin e Henri Çilit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re