Erigers Mihasi, i ekzekutuar një natë më parë në Tiranë, person me precedent dhe i njohur në botën e krimit, ishte ndër ata që donte t’i largohej kësaj rruge e të bënte kthesën e madhe drejt një tjetër njeriu.

Në njoftimin për funeralin e tij, thuhet se ai ishte ndër ata që kish nisur të frekuentonte xhamitë. Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër figurë e ngjashme me të, Santiago Malko, thuhet se po shkëputej nga stili i trazuar i jetës, e së bashku me të shoqen po i futeshin rrugës së besimit. Por që të dy, ai dhe Mihasi, u shuan në kufi mes dy botëve. Janë dhe të tjerë para tyre, emra të njohur, me të njëjtin fat.

Në fakt, asgjë e jashtëzakonshme. Edhe kjo është pjesë e natyrës njerëzore, ndër më të fismet; reflektimi, pendesa, largimi nga e keqja, por qe jo gjithnjë janë ideale dhe në perfeksion.

Ka prej atyre ish-njerëz problematikë, të cilët janë bërë shembullorë, brenda ose jashtë hekurave. Ka që ende enden mes dy botëve, dhe ka nga ata që në rrugëtimin jo të lehtë nga një botë te tjetra, iu këputet jeta në mes, prej fijeve të forta të së kaluarës. Më i fundit, siduket është Erigers Mihasi. /tesheshi.com/      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re