Imami Tauland Bica ka ngritur shqetësimin në Panorama TV, se fenomeni i shpopullimit po ndikon në mbylljen e xhamive në zonat rurale.

Ai u shpreh se largimi i gjithë banorëve nga fshati ka çuar detyrimisht në mbyllje të xhamive në këto zona.

Imami Tauland Bica: “Duket qartë sepse dhe ne kemi dëgjuar që ka shkolla që po mbyllen nga fenomeni i largimit, ndërsa ne kemi mbyllje të xhamive kryesisht në fshatra.

Nga ana tjetër në pothuajse të gjitha xhamitë e qyteteve ka rritje masive. Në këtë rast kemi shpopullim të fshatrave dhe detyrimisht mbyllje të disa xhamive atje sepse është shpopulluar gjithë fshati jo se njerëzit nuk janë të prirur.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re