Ferbon Ziu është zyrtarisht trajneri i ri i Tomorit, Kryebashkiaku Ervin Demo e prezanton para skuadrës.

Ai është djali i një futbollisti të njohur të viteve 60-70 të Beratit, Astrit Ziut, i cili ka nisur karrierën tek Tomori, por shquhet dhe bëhet legjendë tek Partizani.

“Kam lidhje të forta familjare dhe shpirtërore me Beratin, dhe ndihem si djali i shtëpisë. Falenderoj presidentin e skuadrës, kryebashkiakun Ervin Demo, i cili më besoi drejtimin e Tomorit. Së bashku me skuadrën dhe me mbështetjen e tifozërisë, do të bëjmë gjithçka për realizimin e objektivave të klubit” kjo është deklarata e parë e tij pas zyrtarizimit si teknik i Tomorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re