Skip to content

Ferdinand Radi (1942-2004): Dashuri, mall dhe dhimbje per ty Babi; Nga Andeta Radi

radi4

 

 

Ferdinand Radi 1942 2004 Dashuri mall dhe dhimbje per ty Babi

Sa mire te njihja dhe sa shume me njihje…sa shume diskutime dhe sa rralle qetesi midis nesh,por sot qetesia jote me eshte akull qe ma ngrin shpirtin, me eshte zjarr qe ma djeg mendjen, me eshte uje qe ma fundos zemren…Ti je, por s’je me…per Egin qe aq shume e deshe dhe e le te mbeshteste koken ne prehrin tend ne te fundmet minuta te tuat,u ngjite ten je yll lart ne qiell, qe ai e veshtron dhe shpesh flet me ty…do te shkelqesh qe lart e do ta shoshesh te rritet e te behet burre.

 

1562931022 372 Ferdinand Radi 1942 2004 Dashuri mall dhe dhimbje per ty Babi

Shkurti eshte muaji qe te vodhi nga ne dhe na solli kaq dhimbje, por eshte edhe muaji kur lindi Nocol…nje tjeter kenaqesi e jetes…Me sa duket ti mendove ten a balancoje dhimbjen me gezimin e jetes se re qe erdhi…Ajo nuk te njeh…ajo thjesht ka degjuar qe ti ke ikur…Ra per te fjetur dhe papritur ne mes te nates u zgjua dhe me tha: Mami e dua babi Nandin…pastaj ra serish per te fjetur…Te jete rastesi, apo nga dashuria e madhe qe dije ti te jepje vendose t’i flasesh ne enderr dhe t’i thuash se do te doje shume e ta mbaje ne krahe…ta shihje kur ecte…ta merrje perdore dhe te shetisnit se bashku diku…Sigurisht qe dicka i ke thene sepse ajo mbylli syte…fjeti dhe buzeqeshte ne gjume.

 

1562931023 675 Ferdinand Radi 1942 2004 Dashuri mall dhe dhimbje per ty Babi

Faleminderit Babi, qe me lejove te te perqafoj perpara se te largoheshe pergjithnje, faleminderit qe me mesove rrugen tended he une eca i sigurt ne te, faleminderit qe me beret e fal gjysmen e dashurise qe ti dije t’ua falje njerezve…faleminderit qe me mesove se te qash nuk esht turp por eshte njerezore…dhe njerezorja ime sot derdh shum lote se ti me mungon shume.

Sot edhe pse qielli eshte i erret e di se ti ndricon diku…E di se tani je larg, shum larg…e di se po te uleras me gjithe thellesine e shpirtit, fjalet e mia do t’i marre era, e do t’i percjelle tek yjet, yjet tek hena dhe ne veshet e tu do te vijne fjalet e mia:

 

1562931024 671 Ferdinand Radi 1942 2004 Dashuri mall dhe dhimbje per ty Babi

Te dua shum Babi…edhe do te shihemi!

Te kam thene ne njemije menyra sa te dua por du ate ta them serish pa fund…se me mungon shume dhe te lutem neper ere na dergo nje puthje mua dhe Rozit sepse qe nga lart ti mundesh per gjithcka…

Je idhulli qe na drejton ne jete te dyjave…Te duammmm shume!

 

Burimi per faqen e Aktoreve Shqiptare nga familja Radi 

1562931024 180 Ferdinand Radi 1942 2004 Dashuri mall dhe dhimbje per ty Babi

 

 

/aktoretshqiptare.info