Ferdinand Xhaferraj herë pas here publikon ndonjë parashikim.

Kandidati për deputet dhe kreu i PD në Durrës thotë se forca politike që ai bën pjesë merr minimumi 8 mandate në atë qark.

Më tej, në ABC Xhaferraj e ka konsideruar situatë shumë të rëndë në Durrës, ku sipas tij është krijuar një frymë mbytëse për qytetarët për shkak se gjithçka administrohet nga një grup aktorësh kriminal.

“I gjithë qyteti është më keq. Minimumi pretendojmë 8 mandate. Aktualisht ka 14 mandate qarku dhe PD do të marrë 8 mandate. Sigla e PD-së. Edhe aleati ynë po punon. Mua më duken pak 8 mandate. Në 2005 sigla e PD mori 7 mandate por sot mënyra se si është bërë qyteti…janë të gjithë më keq.  Jemi me skemën e 2005.”

“Rama vjen edhe për problematikat që ka. I 8 është por me 3D. Është propagandë. Realiteti tregon se ai nuk do marri vota. Është një luftë e brendshme në PS. Është qytet që nuk e pranon këtë dominim. Makthi që kanë socialistët sot është Edi Rama. Tmerri është tek Edi Rama. Është realiste e kanë kuptuar që është një qytet që vuan nga keqqeverisja. Një grup aktorësh kriminal që kanë një frymë mbytëse.” ka thënë Xhaferraj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re