Ferit Hoxha, i cili aktualisht është ambasador i Shqipërisë në OKB pritet të drejtojë misionin tonë diplomatik në vendet e Bashkimit Evropian.

Hoxha prite të jetë edhe rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Ndërkohë Ilirian Kuka është kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Hungarisë.

Ndërsa Suela Janina, do të jetë kandidate për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jo rezident.

Emrat e diplomatëve të rinj pritet të dekretohen nga Presidenti, ndërsa ata raportojnë edhe në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re