Skip to content

Fërkime mes Britanisë dhe Iranit, kjo e fundit pengon cisternat e naftës

107830619 reuters

Anijet iraniane u përpoqën të pengonin një cisternë britanike të naftës pranë Gjirit – përpara se të dëboheshin nga një anije e Marinës Mbretërore. Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i qeverisë britanike.

Ai i përshkroi veprimet e tyre si “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Irani kishte kërcënuar të hakmerret për sekuestrimin e një prej tankierëve të vet, por dje mohoi çdo konfiskim të tillë.

Sipas njoftimeve në mediat amerikane, duke cituar zyrtarë amerikanë, anijet që besohej se u përkisnin Trupave të Gardës Revolucionare iraniane, iu afruan cisternës së britanike ndërsa ajo po lëvizte nga Gjiri në Ngushticën e Hormuzit.

Javën e kaluar, marinsat britanikë ndihmuan autoritetet në Gjibraltar të kapnin një tankier iranian të naftës për shkak të provave që po nafta shkonte në Siri, një shkelje kjo e sanksioneve të BE-së.

Marëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Iranit janë bërë gjithnjë e më të tensionuara, pasi Britania tha se regjimi iranian ishte pothuajse 100% përgjegjës për sulmet ndaj dy tankierëve të naftës që ndodhën në muajin qershor.